Jeep Tour: Bovilla Lake – Qafshtam National Park – Kruja City
Jeep Tour Bovilla Lake
Qafshtam National Park
Jeep Tours Kruja CIty
Jeep Tour: Bovilla Lake – Qafshtam National Park – Kruja City
Jeep Tour: Bovilla Lake – Qafshtam National Park – Kruja City
Embark on an exhilarating jeep tour that combines breathtaking natural landscapes with rich cultural heritage, all within an accessible day trip from Tirana. This 120 km journey offers a perfect blend of adventure and discovery, taking you to three iconic destinations: Bovilla Lake, Qafshtam National Park, and Kruja City. Ideal for nature lovers, history enthusiasts, and those seeking a unique travel experience, this tour promises an unforgettable journey through some of Albania’s most picturesque and historic sites.
The adventure begins in Tirana, where your guide will pick you up for a scenic drive to Bovilla Lake, a stunning reservoir nestled amidst rugged mountains. The lake’s pristine waters and panoramic views make it a favorite spot for photographers and nature lovers alike. After soaking in the serene beauty of Bovilla, the tour continues to Qafshtam National Park, a hidden gem known for its lush forests, cool climate, and refreshing mountain springs. Enjoy a picnic-style snack here while immersing yourself in nature’s tranquility.
The final stop is Kruja City, a place steeped in Albanian history and culture. As the hometown of the national hero Skanderbeg, Kruja is famed for its medieval castle, vibrant bazaar, and fascinating museums. Stroll through its cobblestone streets, explore the rich history of the area, and shop for traditional handicrafts before heading back to Tirana.
This tour, packed with scenic drives, cultural exploration, and natural beauty, is the perfect way to experience the diverse attractions Albania has to offer, all from the comfort of a jeep.
Minimal Group Size: 4 People
Maximum Group Size: 10 Including Children (3-12 yrs old)
Parku Natyror “Qafështamë”, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 60, datë 26.1.2022 u miratua ndryshimi i statusit dhe sipërfaqes së ekosistemit natyror “Qafështamë” nga “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 2 000 ha në 6 864.36 ha. Ndodhet në verilindje të qytetit të Krujës, në jug të malit të Skënderbeut, në qafën midis këtij mali dhe malit të Xibrit, në lartësitë nga 525-1,724m. Përshkohet nga rruga automobilistike që lidh Krujën me Burrelin dhe luginën e Matit. Dallohet për natyrën e veçantë, me forma interesante të relievit strukturor, akullnajor dhe eroziv, për peizazhin mahnitës, burimet me ujë të pastër, të ftohtë dhe kurues; për botën e egër të pasur dhe të larmishme. Bën pjesë në zonën malore qëndrore. Përfshin një ekosistem natyror tokësor i vendosur kryesisht mbi formacione gjeomorfologjike ultrabazike, flish alevrolite-ranoro-mergelor dhe gelqeror-mergelor. Në jug;indje të grykës së Matit ngrihet Mali i Skënderbeut (1,724m), me majën e Shkallës së Valës dhe të Mëllezit (1,113m), të përbëra nga gëlqerorë. Më në juglindje gëlqerorët ngushtohen, ulen dhe marrin karakterin e blloqeve të veçuara. Vargjet malore të Skënderbeut përbëhen nga dy vargjet kryesore: nga vargu Krujë-Dajt, në perëndim, dhe vargu mali i Skënderbeut-Mali me Gropa, në lindje. Midis këtyre qafave dallohet Shkalla e Vajës dhe Qafa e Shtamës (1,230m) etj. Zona ndërtohet nga gëlqeroret e Trias-Jurasit dhe të Kretës së sipërme, nga magmatiket dhe pjesërisht nga flishe. Vargu malor Krujë-Dajt karakterizohet nga një strukturë e rrudhosur e tipit linear e prirur nga perëndimi, me njërin krah të përmbysur, zakonisht të ndërlikuar nga shkëputjet tektonike, e cila kalon gjatë rrëzës perëndimore, të vargut malor Krujë-Brar-Dajt. Vargjet malore ndërpriten tërthor nga luginat lumore të përrenjve Zezës dhe Drojës, që formojnë në gryka të thella e tepër të ngushta që presin vetëm vargun Krujë-Dajt. Shtretërit e këtyre përrenjve kanë gjerësi prej 10-40m, në lumin e Zezës, shtrati zgjerohet 50-80m. Duke vazhduar rrjedhjen e tyre nga lindja në perëndim, kanë formuar dy gryka të ngushta dhe të thepisura: Shkallën e Vajës dhe Grykën e Zezës. Në zhvillimin morfologjik të vargut rol të madh kanë luajtur thyerjet tektonike dhe zhvillimi i vrullshëm neotektonik Pliocen-Kuaternar. Rrjedhim i këtij copëtimi është formimi i një relievi me kontraste të theksuara si: Mali i Krujës (1,422m), etj. Mali i Krujës, përbëhet nga shkëmbinj gëlqerore të Kretakut të sipërm dhe Eocenit. Pjesa e poshtme e shpateve mbulohet kryesisht nga Flishi-Oligocenik. Përfaqëson një strukturë të rrudhosur, të tipit linear me krah perëndimor, të përmbysur e të ndërlikuar nga shkëputjet tektonike. Në veriperëndim ulet gradualisht me një reliev të butë karstik, në drejtim të Laçit dhe Milotit, kurse në jugliindje bie thikë mbi grykën e Zezës, që e ndan nga mali i Gamtit dhe i Brarit. Lartësia e faqeve kufizuese arrin 700-800m, pjerrësia 50-700, duke formuar në këtë mënyrë humnera e rrëpira vertikale. Mbulesa bimore është relativisht e varfër. Përfaqësohet nga llojet e dushkut, Ahu dhe halorët, në rrëpirat (shpati perëndimor). Në grykat lumore bimësia është relativisht e dëndur. Dallohet veçanërisht kati i makjeve (Mare, Shqope, Xinë, Ilqe e Mrete). Qafa e Shtama e ndan vargun nga Mali i Xibrit. Është formuar në kontaktin tektonikolitologjik, midis ultrabazikeve dhe terrigjeneve. Në rajonin e Qafë Shtamës shfaqen shkëmbinj flishi të paleogjenit. Në pellgun e Qafë Shtamës zënë fill dy përrenj me drejtim të kundërt, përroi i Qafë Shtamës dhe një degë e Lumit të Zezës. Në Lumin e Zezës derdhen dy përrenj: i Tenës dhe i Lugut Lazrait. Në Qafë Shtamë gjendet një pyll pishash dhe disa burime me ujë të ftohtë dhe bukuri të rrallë. Bimësia në përgjithësi është e pasur dhe e shumëllojshme, me shtrirje vertikale shumë të qartë. Brezi i ulët (deri në 600m) është i veshur me makje (Mare, Shqopë, Ilqe, Mretë etj.). Në pjesët e tjera, me rritjen e lartësisë, ndodhin ndryshime në mbulesën bimore. Brezi i mesëm (deri në 1,000m) përfaqësohet nga Dushku, Shkoza, Mëlleza, Frashëri, Panja, Bliri, Krekëza etj., kurse Brezi i lartë (1,400-1,700m) nga Ahishtet dhe Halorët (kryesisht Pisha e zezë). Aspekti më me vegjetacional është shoqërimi Forsythio-Pinion, specifikë për vendin tonë. Kati drusor, në lartësi, përfaqësohet kryesisht nga shoqërimet e Pishës së zezë (Pinus nigra) dhe Ahut (Fagus sylvatica). Shoqërimet bimore të Pishës së zezë me Erica herbacea dhe me Euphorbia, konsiderohen karakteristike për shkëmbinjtë ultrabazikë të vendeve të ndriçuara e të thata. Parku shquhet për pyjet e tij të dominuara nga Pisha e Zezë dhe Ahu në lartësitë mbi 800900m ose me dushqe dhe shkozë poshtë këtyre lartësive. Shoqërimet bimore Pishë e zezë me Erica herbacea dhe me Euphorbia, konsiderohen karakteristike për shkëmbinjët ultrabazik, të vendeve të ndriçuara dhe të thata. Katet e bimësisë janë të diferencuar. Kati drusor përbëhet kryesisht nga llojet Pishë e zezë dhe Ah në lartësi, ndërsa në vendet më të ulta nga llojet e lisit: Shparthi (Quercus frainetto), Qarri (Quercus cerris), Bunga (Quercus petrea), etj. Nënpylli dominohet nga shkurretat mesdhetare, me bimë shtatshkurtër dhe të grumbulluar në tufa. Përfaqësohen nga Shqopa (Erica arborea) dhe Euforbia. Në territorin e parkut takohet shpesh Boshtra (Forsythia europaea), bimë endemike e Shqipërisë. Në brendësi të grumbujve pyjor gjenden, në përhapje të konsiderueshme, Dëllinja e kuqe (Juniperus oxydenrus), Shkoza e zezë (Carpinus orientalis), Frashëri i bardhë (Fraxinus ornus), Pistacia terebinthus, Lofata (Ceris siliquastrum), Murrizi (Crataegus), Driza (Paliurus spina-cristi), Gështenjës (Castanea sativa), etj.